Mbështetje konkrete për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down.
Në kuadër të angazhimit për përfshirje sociale dhe përkrahje të familjeve që kanë nevojë për mbështetje institucionale, Komuna e Fushë-Kosovës ka hapur thirrjen publike për mbështetje financiare për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies së këtyre fëmijëve dhe lehtësimit të barrës financiare për familjet e tyre.
Aplikimi bëhet në formë fizike, përmes dorëzimit të dokumentacionit në Zyrën Pritëse të Komunës së Fushë-Kosovës.
Afati i fundit për aplikim është 19.06.2026, deri në ora 16:00.
Ftojmë të gjitha familjet që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të paraparë. Për informata më të hollësishme rreth kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm, ju lutemi referojuni thirrjes publike të shpallur nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Kujdesi për fëmijët dhe mbështetja e familjeve mbeten prioritet i institucioneve tona.