Komuna e Fushë Kosovës mirëpret përfundimin e asfaltimit të aksit rrugor Mirash – Bardh i Madh, një projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët tanë dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën tonë.
Ky investim i realizuar nga KEK-u lehtëson qarkullimin, rrit sigurinë në komunikacion dhe krijon kushte më të mira për banorët e kësaj zone, si dhe për zhvillimin e mëtejmë të komunës sonë.
Falënderojmë Korporatën Energjetike të Kosovës për realizimin e këtij projekti dhe për bashkëpunimin institucional në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Fushë Kosovës.