Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për ruajtjen e higjienës publike dhe përmirësimin e kushteve në institucionet tona, sot është realizuar procesi i DDD-së (dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim) në objektet e çerdheve, shkollave dhe qendrave të kujdesit shëndetësor në Komunën e Fushë Kosovës.
Ky intervenim është ndërmarrë me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt dhe të shëndetshëm për fëmijët, nxënësit, pacientët dhe stafin, duke parandaluar rreziqet që mund të cenojnë shëndetin publik.
Përkushtimi ynë për një komunë më të pastër dhe më të sigurt po vazhdon çdo ditë përmes investimeve dhe masave konkrete në shërbim të qytetarëve tanë. Kujdesi për shëndetin publik mbetet prioritet i institucioneve komunale, andaj aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.
Me punë, përgjegjësi dhe përkushtim, po krijojmë kushte më të mira për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës.