Sot, në Komunën e Fushë Kosovës, në kuadër të “Javës së Gruas”, NDI ishte i pranishëm në një aktivitet të veçantë.
Komuna e Fushë Kosovës e priti si nikoqire këtë ngjarje, e cila mblodhi përfaqësues nga disa komuna të vendit, përfshirë Obiliqin, Podujevën, Shtimen, Prishtinën, Lipjanin dhe Graçanicën.
Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i Komunës Valon Prebreza, ambasadorja Nancy Soderberg, Zëvendës Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe znj. Edi Gusia, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit.
Gjatë këtij aktiviteti, Kryetari i Komunës Valon Prebreza zhvilloi një takim me ambasadoren Nancy Soderberg, ku u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin e komunës sonë, me theks të veçantë në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe avancimin e politikave të barazisë gjinore.
Në këtë rast, Kryetari i Komunës dhuroi edhe një dhuratë simbolike nga “Këndi i Kurajos”, si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për angazhimin e mysafirëve në këtë fushë me rëndësi të veçantë për shoqërinë tonë.