Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Fushë Kosovës, Vlonjat Hasani, njoftoi qytetarët për diskutimet publike që do mbahen në ditët në vijim.
Shkrimi i plotë i Kryesuesit:
Të dashur qytetarë të Fushë-Kosovës,
Ju njoftoj se nga e hëna deri të enjten do të mbahen 4 diskutime publike, brenda ambienteve të sallës së Kuvendit Komunal.
Diskutimet do të fillojnë të gjitha nga ora 14:00!
Të hënën mbahet Diskutimi publik për Projekt-rregulloren për taksa, tarifa dhe gjoba.
Të martën mbahet Diskutimi publik për Projekt-rregulloren për Shfrytëzimin e përkohshëm të hapsirave publike në territorin e Fushë-Kosovës.
Të mërkurën mbahet Diskutimi publik për Projekt-rregulloren për Ndarjen e subvencioneve.
Të enjten mbahet Diskutimi publik për Projekt-rregulloren për Organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat dhe lagjet urbane në territorin e Fushë-Kosovës.
Komuna e Fushë Kosovës do të jetë në dispozicionin të qytetarëve, për të pranuar komentet dhe propozimet shtesë, për të gjitha rregulloret nga ora 16:00-18:00 të mërkurën dhe të enjten.
Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë dhe të jepni kontributin tuaj për rregullimin e punës dhe mirëqenies tonë të përbashkët!
Ju faleminderit!
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fushë-Kosovë
Vlonjat Hasani.