Sot, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, me qëllim të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve civile në fushën e menaxhimit të emergjencave.
Përmes këtij bashkëpunimi institucional ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, synohet fuqizimi i kapaciteteve lokale dhe krijimi i një kulture më të lartë të sigurisë dhe reagimit në raste emergjente.
Faleminderit Agjencisë së Menaxhimit Emergjent për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në projekte të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe të rinjve të komunës sonë.