Takimi i parë i Mekanizmit Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna me Bazë Gjinore
Sot, Kryetari i Komunës mbajti takimin e parë të Mekanizmit Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna me Bazë Gjinore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve relevante lokale.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin, trajtimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe për planifikimin e aktiviteteve dhe veprimeve konkrete në vazhdim.
U theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, duke e konsideruar atë thelbësor për mbrojtjen e qytetarëve, mbështetjen e viktimave dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për komunitetin.
Kryetari i Komunës ritheksoi përkushtimin institucional për bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët relevantë, me synim ofrimin e mbështetjes së nevojshme dhe avancimin e mekanizmave lokalë për parandalimin e dhunës në çdo formë.