Rruga “Mumin Gashi”, nesër më datë 6 maj, planifikohet të shtrohet me shtresën e parë të asfaltit, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Për këtë arsye, nga orët e hershme të mëngjesit rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim të automjeteve dhe këmbësorëve.
Ju lutemi për mirëkuptim dhe rekomandohet që të përdorni rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve.