Sot, U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Fushë Kosovë.
Ajo u prit nga Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, së bashku me nënkryetarin Shpend Bardiqi dhe stafin e drejtorive komunale.
Gjatë kësaj vizite u diskutua për zhvillimet aktuale në komunë, projektet në realizim dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Takimi u zhvillua në frymë konstruktive, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e proceseve zhvillimore dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Me këtë rast, Kryetari Valon Prebreza i dhuroi një dhuratë simbolike nga “Këndi i Kurajos”, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për vizitën dhe angazhimin institucional.