Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon me intensitet punimet për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në të gjithë territorin e Fushë Kosovës. Sot, aktivitetet janë përqendruar në fshatin Grabovc i Ulët, ku po realizohet pastrimi i trotuareve si dhe rregullimi i tyre, me qëllim përmirësimin e kushteve për qarkullim të sigurt dhe ambient më të pastër për banorët.
Nga afër këto punime i ka përcjellë edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili ka theksuar përkushtimin për vazhdimin e këtyre aksioneve edhe në ditët në vijim në të gjitha zonat e komunës.