Njoftohen qytetarët se në rrugën Dardania janë duke u zhvilluar punime për arritjen e ngjeshmërisë së shtresave të tamponit, me përdorimin e cilindrit vibrues.
Këto punime janë pjesë normale e procesit teknik të ndërtimit dhe realizohen në përputhje të plotë me standardet përkatëse të sigurisë dhe cilësisë.
Ju njoftojmë se dridhjet që mund të vërehen gjatë kësaj faze janë të kontrolluara, të përkohshme dhe brenda parametrave të lejuar teknikë, dhe nuk paraqesin rrezik për objektet banuese.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë realizimit të këtyre punimeve.