Qytetarë të dashur të Fushë Kosovës, inspektorët komunal janë në terren duke bërë skanimin e gjendjes mbi uzurpimin e hapësirave publike.
Andaj kërkojmë nga ju të jeni bashkëpunues, sepse hapësirat publike dhe të përbashkëta janë për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës.
Drejtoria për Inspektorat mbetet e përkushtuar të garantojë rend dhe ligj në tërë territorin e Komunës së Fushë Kosovës.