Sot, Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, priti në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe Ambasadës së Japonisë, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve në dobi të qytetarëve, veçanërisht në fusha me interes të përbashkët si infrastruktura dhe shërbimet publike.
Kryetari Prebreza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për Kosovën ndër vite, ndërsa Ambasadori Tanigaki vlerësoi angazhimin dhe progresin e Komunës.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës i dhuroi Ambasadorit një dhuratë simbolike nga “Këndi i Kurajos”, një punim i realizuar nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, si shenjë respekti dhe kujtese për forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre.