Sot, kryetari i komunës, Valon Prebreza, së bashku me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, morën pjesë në premierën e dokumentarit “Ujërat e Kosovës”, i realizuar nga nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihajl Grameno – Ankesi II”.
Ky dokumentar trajton rëndësinë e ruajtjes dhe ndërgjegjësimit për ujërat e ëmbla, duke reflektuar përkushtimin dhe kreativitetin e nxënësve në adresimin e çështjeve mjedisore. Pjesëmarrja e kryetarit Valon Prebreza, së bashku me ministren Fitore Pacolli, dëshmon mbështetjen institucionale për iniciativa të tilla edukative dhe angazhimin e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit.