Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Sektorin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore, njofton të gjitha gratë e komunës se do të organizohet një takim informues, me qëllim shkëmbimin e informatave mbi çështje të rëndësishme që lidhen me gratë.
Takimi do të mbahet:
Data: 24.04.2026 (e premte)
Ora: 10:00
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Ftohen të gjitha të interesuarat të marrin pjesë.