Në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës rrugore, janë realizuar matjet e ngjeshmërisë së nënshtresës, si një hap i rëndësishëm përgatitor për vendosjen e shtresës së parë të asfaltit në rrugën “Mumin Gashi”.
Këto inspektime synojnë të sigurojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të rrugës, duke garantuar standarde më të larta dhe një qarkullim më të sigurt e më efikas për qytetarët.