Komuna e Fushë Kosovës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) kanë pranuar një donacion nga kompania Interex, përmes të cilit janë siguruar gjithsej 3200 furça dhe 3200 pasta të dhëmbëve. Këto mjete do t’u shpërndahen të gjithë fëmijëve që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve stomatologjike.
Nga sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka filluar realizimin e vizitave stomatologjike nëpër shkollat e Komunës së Fushë Kosovës. Gjatë këtyre vizitave do të ekzaminohen nxënësit e klasave të I, IV dhe VIII, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit oral tek fëmijët.
Ky angazhim synon rritjen e vetëdijes për higjienën orale dhe kujdesin ndaj shëndetit të dhëmbëve që në moshë të hershme.