Njoftojmë qytetarët nga komuna e Fushë Kosovës, si dhe qytetarët nga të gjitha komunat e Kosovës, se me datë 24 prill 2026, nga ora 13:30, ditë e premte, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi”, në Fushë Kosovë, do të realizohen vizitat e radhës nga ekipet mjekësore nga Austria, përmes shoqatës ”Allianz für Kinder”.
Gjatë kësaj vizite do të ekzaminohen fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç, për rastet që lidhen me këto diagnoza: anomali dhe sëmundje të zemrës, sëmundje kirurgjike, probleme ortopedike dhe problemet urologjike.
Shoqata ”Allianz für Kinder” mbulon shpenzimet e trajtimit në Austri, si dhe shpenzimet e njërit prind që e shoqëron fëmijët gjatë trajtimit.
Njoftohen qytetarët që vijnë nga komunat tjera se, në këtë ditë, mund ta shfrytëzojnë parkingun në oborrin e komunës për parkim të automjeteve të tyre.
Ftojmë prindërit, fëmijët e të cilëve kanë nevojë për këto shërbime, që të paraqiten me kohë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi”, në Fushë Kosovë.