Sot, Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke zhvilluar aktivitete pune në dy lokacione në lagjen Nakaradë, ku po realizohet pastrimi i mbeturinave inerte, si dhe hapja dhe mirëmbajtja e pusetave të kanalizimit.
Këto ndërhyrje po kryhen me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone, rritjes së nivelit të higjienës publike dhe sigurimit të funksionimit të rregullt të rrjetit të kanalizimit.
Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në përputhje me planin e paraparë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.


