Komuna e Fushë Kosovës ka pranuar një donacion nga kompania e ujit QUA.
Pranimi i këtij donacioni është realizuar nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, në depon kryesore të Komunës së Fushë Kosovës, ku është bërë edhe sistemimi i tij në mënyrë të rregullt dhe efikase.
Donacioni është dorëzuar nga përfaqësuesi i kompanisë QUA, Kreshnik Mirena.
Komuna e Fushë Kosovës shpreh falënderim të veçantë për kompaninë QUA për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar ndaj institucionit tonë dhe qytetarëve të Fushë Kosovës.


