Sot po mbahen mbledhjet e katër grupeve punuese për hartimin dhe shqyrtimin e rregulloreve komunale. Gjatë këtyre takimeve diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e kornizës rregullative, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe transparencës në shërbim të qytetarëve.
Anëtarët e grupeve kontribuojnë me propozime konkrete dhe vërejtje konstruktive, duke synuar që rregulloret të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me nevojat e komunitetit.