Drejtoria e Shërbimeve Publike, së bashku me drejtorin Izja Mjeku, ka realizuar aksionin e pastrimit në rrugën “Dardania”, rrugën “Nëna Terezë”, si dhe në parkun rekreativ “Pishat”.
Në kuadër të mirëmbajtjes së këtij parku, së fundmi është bërë edhe ngjyrosja e ulëseve, ndërsa po vazhdon rregullimi i mëtejshëm i hapësirave për t’i ofruar qytetarëve një ambient sa më të pastër dhe të rregullt.
Pastrimi i rrugëve dhe mirëmbajtja do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër lagje dhe rrugë të tjera.
Ftojmë qytetarët për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që së bashku të ruajmë dhe mirëmbajmë hapësirat tona të përbashkëta.





