Sot, Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, së bashku me Nënkryetarin Shpend Bardiqi, pritën në takim Borut Blaj, Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe institucioneve të Sllovenisë, me fokus në zhvillimin ekonomik, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
Kryetari Prebreza falënderoi ambasadorin për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim, ndërsa ambasadori Blaj vlerësoi angazhimin e komunës në avancimin e projekteve dhe zhvillimin lokal.



