Komuna e Fushë Kosovës njofton të gjitha bizneset dhe kompanitë që operojnë në komunën tonë se më 26 mars 2026, në Tiranë, do të organizohet edicioni i dytë i forumit të investimeve “MatchMaker Albania 2”.
Ky aktivitet organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, dhe konsiderohet një nga forumet më të mëdha të investimeve në Shqipëri.
Edicioni i dytë do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të fokusohet në katër sektorë strategjikë:
- Future Estate
- Smart Agriculture
- Digital Horizons
- Power Next (Energy)
Ftohen të gjitha bizneset e interesuara që të regjistrohen për pjesëmarrje përmes platformës zyrtare në vegëzën e mëposhtme: https://matchmaker.b2balkan.com/B2Balkan.com .
Në platformë mund të bëhet regjistrimi si biznes apo si institucion. Komuna inkurajon bizneset lokale të marrin pjesë në këtë forum, i cili ofron mundësi për krijimin e partneriteteve të reja, zgjerimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe identifikimin e mundësive të reja investimi.Për më shumë informata dhe regjistrim, vizitoni vegëzën e mësipërme.