Sot, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, priti në takim zyrtar përfaqësuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku temë kryesore ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe KEK-ut.
Në këtë takim, u.d. Kryeshefi i KEK-ut, Gramos Hashani, së bashku me stafin e tij, u mirëprit nga Kryetari, Valon Prebreza, me ç’rast u diskutua për hapat konkretë drejt formalizimit të bashkëpunimit institucional dhe realizimit të projekteve me interes të përbashkët.
Kryetari Prebreza theksoi gatishmërinë e plotë të Komunës për bashkëpunim të ngushtë me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në funksion të avancimit të projekteve zhvillimore dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Fushë Kosovës.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dialogut dhe mbështetjes së çdo iniciative që kontribuon në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit tonë.