Kryetari z. Valon Prebreza ka marrë vendim për ngritjen e Shtabit Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim për menaxhimin e krizave në nivel komunal.
Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim përbëhet nga:
- Valon Prebreza, Kryetar i Komunës – Kryesues
- Izja Mjeku, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike – Koordinator
- Shpend Bardiqi, Nënkryetar i Komunës – Anëtar
- Taulant Kelmendi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban – Anëtar
- Durim Hajra, Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit – Anëtar
- Albana Gashi, Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë – Anëtare
- Arianit Tërmkolli, Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës – Anëtar
- Bardhyl Koiçiçi, Drejtor i Drejtorisë së Financave – Anëtar
- Adriatik Zeqiri, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit – Anëtar
- Ejup Qyqalla, Shef i Shërbimeve Publike në Drejtorinë e Shërbimeve Publike – Anëtar
- Faik Dedinca, Shef për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Drejtorinë e Bujqësisë – Anëtar
- Bekim Zogiani, Komandant i Stacionit Policor në Komunën e Fushë Kosovës – Anëtar
- Abaz Xhigoli, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale – Anëtar
- Albion Demiri, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Zyrën e Kryetarit – Anëtar
Shtabi Emergjent vepron në funksion të menaxhimit dhe koordinimit të masave në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera eventuale, si: reshje të mëdha, vërshime, përmbytje, zjarre, tërmete, rrëshqitje të dheut dhe raste të tjera të ngjashme, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet tjera përkatëse.
Apelojmë te qytetarët, të shmangni zonat e përmbytura dhe të raportoni çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.
193-Zjarrfikësit
192-Policia
112-Emergjencat
+383 49 797 518 – Drejtoria për Shërbime Publike
Institucionet e Komunës së Fushë Kosovës janë në gatishmëri të plotë për monitorim dhe ndërhyrje sipas nevojës.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!
Komuna Fushë Kosovë
