Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit, edhe Komuna e Fushë Kosovës po përballet me vështirësi në disa zona.
Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Izia Mjeku, ka dalë në terren për të monitoruar nga afër gjendjen aktuale.
Ekipet përkatëse janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në rast nevoje, me qëllim parandalimin dhe menaxhimin e çdo situate të mundshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut me intensitet të ndryshëm pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Si pasojë, mund të paraqiten vërshime lokale, probleme në komunikacion dhe në sistemet e kanalizimit.
Komuna e Fushë Kosovës apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të shmangin zonat e përmbytura.