Komuna e Fushë Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e një Qendër të re Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), një investim i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Marrëveshja u nënshkrua me 17.12.2025 nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, dhe kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, z. Valon Prebreza. Realizimi i këti projekti pritet të kushtoj 2.5 milion euro.
Në ceremoninë e nënshkrimit i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti meqë rastë mbajti edhe nje fjalim ku tregoj se kjo është qendra e gjashtë shëndetësore që po ndërtohet gjatë mandatit të tij.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore për banorët e komunës së Fushë Kosovës.