Hapësira e parkingut në oborrin e Komunës së Fushë Kosovës tani është e lirë për të gjithë qytetarët.
Komuna e Fushë Kosovës njofton qytetarët, se nga data 08.12.2025, parkingu brenda oborrit të objektit komunal do të jetë hapësirë e lirë për qytetarët që vijnë për të marrë shërbime në komunë.
Me rekomandim të Kryetarit, z. Valon Prebreza, parkingu do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët e komunës.
Kjo hapësirë, deri tani ka qenë e dedikuar vetëm për automjetet zyrtare dhe stafin administrativ të komunës.