Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, ka monitoruar zbatimin e projekteve të realizuara nga organizatat joqeveritare përfituese nga thirrja publike e datës 13.03.2025. Këto projekte synojnë promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri.
Projektet e monitoruara janë:
Organizata “Partners Kosova” – Projekti: “Fuqizimi i grave për barazi në trashëgimi dhe pronë”;
Organizata “Për fëmijët pa kujdes prindëror” – Projekti: “Ngritja e kapaciteteve të nënave vetëushqyese në komunën tonë”;
Organizata “Liderët e së ardhmes” – Projekti: “Vetëdijesimi dhe parandalimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”.