Sot, patëm kënaqësinë të presim në komunë znj.Kadire Tahiraj nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave. Në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ndau mirënjohje për kryetarin e komunës dhe zyrtaren për barazi gjinore.