Punimet në stadiumin e qytetit “Ekrem Grajqevci” po vazhdojnë me sukses, duke shënuar një etapë të re në zhvillimin e infrastrukturës sportive në Fushë Kosovë. Faza e dytë e këtij projekti të rëndësishëm ka filluar dhe pritet të përmirësojë më tej kapacitetet dhe kushte për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke krijuar mundësi më të mëdha për futbollistët por edhe tifozët.
Punimet që janë duke u realizuar përfshin renovimin dhe zgjerimin e hapësirave për tribunat, si dhe modernizimin e objekteve për stafin teknik dhe sportistët.
Kjo fazë pritet të përfundojë brenda afateve të parashikuara, dhe do të kontribuojë në rritjen e rëndësisë së Fushë Kosovës si një qendër e zhvillimit të sporteve dhe aktiviteteve sociale.
Komuna përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku me punëkryesin, kanë shprehur angazhimin e tyre për të siguruar që projekti të realizohet me sukses dhe të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare.