Mevlude Osmani-Nishori, e njohur si Ludja, ishte një grua e përkushtuar dhe një punonjëse e palodhur në shërbim të komunitetit.
Gjatë jetës së saj, ajo dha një kontribut të çmuar në Komunën e Fushë Kosovës, veçanërisht në Drejtorinë e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës. Gjatë viteve të 90’, ajo luajti një rol të rëndësishëm në Këshillin e Financimit, duke ndihmuar me përkushtim dhe përgjegjësi në një periudhë të vështirë për vendin.
Largimi i saj nga jeta është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Për Administratën e Komunës, kujtimi për Luden do të mbetet i paharruar. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të saj!