Është mbajtur takim me perfaqesues të institucioneve dhe përfaqesues të kompanive publike ku u diskutua për zhvillimet që parashihën në Komunën e Fushë-Kosovës për 8 vitet e ardhme.
Takimi pati për qëllim harmonizimin e planifikimeve dhe pasqyrimin e projekteve strategjike të secilit sektor në planin zhvillimor komunal në mënyre që ky plan hapesinor tu sherbeje të gjithëve në mënyren më të mirë të mundshme duke qene përkrahes i zhvillimeve të kohës dhe duke përmbushur nevojat e qytetareve të Komunës së Fushë-Kosovës.
Procesi i hartimit te PZHK po shkon drejt finalizimit dhe ne jemi te përkushtuar që të garantojmë pjesemarrjën e të gjitha grupeve të interesit në këtë proces në mënyrë që ky dokument të jetë sa më gjithëpërfshirës.