Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur sot në takim përfaqësuesit e USAID-it në Kosovë, të përbërë nga znj.Silvia Susnjic, udhëheqëse e projektit, z.Jetmir Bakija dhe znj.Rozafa Ukimeraj.
Në këtë takim u diskutua për aktivitetin e Kontratës Sociale të USAID-it, që është një projekt 5-vjeçar, i cili do të zbatohet deri në vitin 2026.
Objektivi i këtij projekti është të forcojë mekanizmat ekzistues të pjesëmarrjes së qytetarëve në Komunë, duke aplikuar një qasje proaktive përmes aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet zyrtarëve komunal dhe qytetarëve, për të ndikuar në rritjen e komunikimit dhe ndërveprimit mes tyre, për vendime të përbashkëta për interesin e përgjithshëm të shoqërisë.
Znj.Silvia Susnjic, shprehu falënderimin e saj për pritjen që ju bë dhe e përgëzoi Kryetarin Berisha për mundësin e bashkëpunimit në këtë projekt dhe për punën e mirë që po bëhet në Komunën e Fushë Kosovës