Trajtimi i qenve endacak dhe pastrimi i hapësirave publike, janë këto ditë punë që po bëhen nga ekipet mobile në komunën e Fushë-Kosovës. Ambientet që u pastruan këto ditë janë hapësira para stacionit hekurudhorë, te “Kompleksi 300” si dhe në lagjen “Kolonia”.
Ashtu si edhe deri më tani punëtorët e shërbimeve publike po angazhohen dhe do të punojnë në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës, por kërkojmë që edhe qytetarët të jenë më të kujdesshëm që ambientin ta ruajmë dhe të kujdesemi të gjithë së bashku duke i vendosur mbeturinat vetëm aty ku e kanë vendin.