Nga dje kryesuesi i Kuvendit të komunës z.Ali Ismaili, fillojë takimet me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në kuvend. Takimin e parë z.Ismaili e mbajti dje me subjektin më të madh politik LDK, kurse sot z. Ismaili vazhdoi ti takoj këshilltarët, përfaqësues nga LVV dhe PDK. Në këto takime u bisedua për bashkërendimin e punëve dhe të aktiviteteve gjatë periudhës katërvjeçare gjithnjë për të mirën e qytetarëve të komunës së Fushë Kosovës.
Kuvendi i komunës do të jetë transparent dhe i hapur për të gjitha iniciativat dhe idetë që kanë në fokus zhvillimin dhe përparimin e komunës pa dallime partiake.