Sot, për nderë të ditës të veteranit të UÇK-së, zyret e Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së pritën në vizitë Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës z. Ali Ismaili.
Ismaili kishte zgjedhur që vizitën e parë pas marrjes të mandatit si Kryesues i Kuvendit Komunal, ta bëjë në zyret e Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së.
Gjatë bisedave me z.Xhevdet Qeriqi dhe z.Avdyl Krasniqi, z.Ismaili shprehi gadishmërin që gjatë mandatit të tij të ketë bashkëpunim dhe brenda kompetencave të mbështes aktivitetet e këtyre shoqatave.
Për nderë të kësaj feste u bënë nderime dhe u vendosën kurora lulesh pranë shtatores të komandantit legjendar, Adem Jashari, në Fushë-Kosovë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit tonë.