Komuna e Fushë-Kosovës po vazhdon me dezinfektimin e objekteve, si masë preventive ndaj virusit COVID-19.
Gjatë vikendit janë dezinfektuar të gjitha objektet shkollore, objektet shëndetësore, objekti i Komunës dhe Stacioni Policor në Fushë Kosovë.
Duke pasur parasysh masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19, ditëve në vazhdim Komuna e Fushë -Kosovës do të vazhdoj me dezinfektimin edhe të hyrjeve të ndërtesave kolektive.