Të dashur qytetarë të besimit Islam të komunës së Fushë-Kosovës:
“Më lejoni që në emrin tim personal dhe të komunës së Fushë-Kosovës t’ju uroj Festën e Fitër Bajramit e cila është festë e sakrificës për të mirën që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i gjithë mirësive njerëzore dhe kombëtare.
Lutemi për gjithë të sëmurët, për gjithë të varfrit, që të kenë shëndet, të mira shpirtërore dhe materiale në shtëpitë e tyre.
Në këto ditë të vështira që po kalon njerëzimi në mbarë botën për shkak të pandemisë COVID-19, lutemi për shëndet, solidaritet dhe të mira për të gjithë.
Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.
Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha.