Në këtë kohë të përballjes me Coronavirusin COVID-19, DPT “Roza” me pronar Sinan Hyseni nga Fushë-Kosova ka dhuruar për QKMF-në një donacion prej 2000 palë dorëzash.
QKMF falënderon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe thekson se angazhimi i gjithë stafit të kësaj qendre është në nivel të detyrës edhe në këto ditë të vështira në dobi të shëndetit të të gjithë qytetarëve.