Si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID 19, janë dezinfektuar rruga “Nëna Terezë” në të dy anët nga Prishtina e deri te stacioni i trenit në Fushë Kosovë pastaj rruga “Dardania” dhe disa rrugë anësore në qytetin e Fushë-Kosovës.
E mbështetur nga komuna, kompania “Pastrimi” po punon pa ndërprerë që këto ditë kur po ju përmbahemi rregullave për një ambientë sa më të pastër, po bëhet dezinfektimi i objekteve publike si dhe pastrimi i rrugëve.
Duke e mbrojtur mjedisin ku jetojmë dhe duke qëndruar në shtëpi si dhe duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshne, ne ndihmojmë vetën dhe të tjerët.