Shefi i Arkivit pranë Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Fushë-Kosovës, z.Ilaz Krasniqi, është pritur sot nga kryetari i Komunës, z.Burim Berisha.
Kryetari Berisha e falënderoi z. Krasniqi për punën dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për ruajtjen, klasifikimin dhe restaurimin e dokumenteve të shumta që janë në Arkiv, si dhe i uroi atij shëndet, jetë të gjatë dhe pensionim të rehatshëm.
Nga ana e tij z. Krasniqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe kryetarin Berisha për bashkëpunimin dhe respektin e treguar gjatë punës për këto vite.