Në kuadër të shënimit të ‘Javës së Imunizimit’ sot në QKMF, Fushë-Kosovë, është mbajtur takim pune, me pjesëmarrje të strukturave udhëheqëse të QKMF-së, QPS, Komitetit për Komunitete të KK, Kryqit të Kuq Komunal, përfaqësuesë të SOS Fshatrave, CARITAS Kosova dhe përfaqësuesë të komunitetit, OJQ Health for All dhe Ideas Partnership ku u debatua për rëndësinë e ‘Vaksinimit, situatën dhe nivelin e përfshirjes së fëmijëve të komunitetit në vaksinim si dhe u propozua dhe u dakordua për punën e mëtutjeshme në fuqizimin e vaksinimit në komunitet.
Në këtë takim u miratua: ‘Vendimi për themelimin e Grupit Koordinues Ndërsektorial për të organizuar masa dhe veprime për ngritjen e shkallës së vaksinimit në komunitet’.