Festa e Bajramit, vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit dhe uroj që të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët.
Agjërimi i Ramazanit lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, ngrit ndjenjat e solidaritetit, zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme njerëzore.
Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë të jetë e angazhuar në ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Urime dhe gëzuar Festa e Bajramit !
Me respekt, Kryetari i komunës
Burim Berisha