Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, z. Islam Shabani, demanton lajmin e dhënë në portalin indeksonline.net se gjoja janë mbyllur shkollat në Fushë-Kosovë.
Absolutisht kjo është e pavërtetë e madhe sepse të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Fushë-Kosovë janë duke punuar dhe nuk ka kurrfarë rreziku që ato të mbyllen, kushtet momentale janë krejtësisht normale dhe mbarëvajtja e procesit mësimor është duke u zhvilluar sikur ditëve tjera.
Komuna e Fushë-Kosovës do të ngre padi për të pavërtetat e portalit ‘indeksonline’ dhe portaleve të tjera të cilat merren me mashtrime në opinion sa i përket gjendjes në Komunën e Fushë-Kosovës.