Sot në zyrën e Kryetarit, z. Burim Berisha, pati një takim nga Organizata Sociale ʹSos Fshatrat e Fëmijëve, Kosovëʹ. Në këtë takim u diskutua për arritjen që kanë përkrahur 32 familje nevojtare, nga të cilët 131 fëmijë dhe 56 të rritur në Komunën e Fushë- Kosovës.
Organizata ʹSos Fshatrat e Fëmijëve, Kosovëʹ e falënderoi Kryetarin z.Burim Berisha për ndihmën dhe përkrahjen e dhënë.