Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me shkollat e Fushë-Kosovës, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 105 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, organizon program kulturo-sportiv.
Vendi: Salla e Sportit në Fushë-Kosovë
Datë: 20-23 nëntor, 2017, Gara në futboll dhe volejboll;
Datë: 24 nëntor, 2017, ora 12:00, zhvillohet finalja e garave dhe në fund programi kulturo-artistik i përgatitur enkas për këtë festë të madhe.
Gëzuar Festa dhe ju mirëpresim!