Në pritjen që iu organizua z. Rexhep Gyndyz, kryetar i Shoqatës Kulturore të Yenisehir – Bursa (Turqi), kryetari Berisha informoi atë për rrjedhat e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës dhe për aktivitetet që po zhvillohen në këtë periudhë.
Z.Gyndyz e uroi Kryetarin Berisha për rizgjedhjen Kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës dhe shprehu vullnetin që së shpejti të fillohet me procedurat e vëllazërimit të komunës së Fushë-Kosovës dhe të komunës Yenisehir – Bursa, gjë që edhe u mirëprit nga Kryetari Berisha.
Gjatë muajit qershor pritet që të nënshkruhet një memorandum i binjakëzimit të këtyre dy komunave duke filluar me aktivitete përmes formave të ndryshme që do të specifikohen në atë marrëveshje.