Në kuadër të subvencionimit në bujqësi, komuna e Fushë-Kosovës, ka vazhduar shpërndarja e 300 motokultivatorëve për fermerët, përkatësisht bujqit e komunës së Fushë-Kosovës.
Ku subvencionim, bëhet me qëllim të ndihmës në zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë.
Përkrahja e Komunës së Fushë-Kosovës për fermerët, është vetëm një prej subvencioneve të shumta në fushën e bujqësisë. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Mehmet Gërguri, tha se “gjatë këtij viti i kemi përkrahur në vazhdimësi bujqit dhe fermerët e Fushë-Kosovës, duke filluar me serra pastaj me makina mjelëse, mekanizëm bujqësorë, makina stërpikëse, dhe shumë të tjera, përfshi edhe këtë ndihmë me motokultivator dhe sigurisht se kjo nuk do te jetë e fundit, por do të vazhdohet me përkrahje edhe në të ardhmen”.